Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet e UP-së mposhten në gjysmëfinale, luajnë për medalje të bronztë

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës janë mposhtur në gjysmëfinale të Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytetin tonë. Të premten pasdite në palestrën “1 Tetori”, Universiteti i Prishtinës u mposht nga ekipi universitar i Koresë së Jugut, Korea National Sport University. 39:24 ishte rezultati në fund, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 20:8. Hendbollistet tona kanë dhënë më të mirën, por që këtë herë nuk mjaftoi as për së afërmi.

Tani Universiteti i Prishtinës luan për vend të tretë, të dielën nga ora 13:00. Jugkoreanet kanë kaluar në finale ku takohen me universitetin spanjoll. UP-ja për vend të tretë luan me universitetin çek.

Lajme tjera