Hendbollistet grumbullohen për ndeshjet me Hungarinë e Holandën

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës do të grumbullohen të martën (nesër) për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian të këtij viti. Hendbollistet më të mira të Kosovës i presin dy ndeshje shumë të vështira, ndaj dy prej kombëtareve më të mira në Evropë. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova më 30 maj nga ora 18:00 e pret Hungarinë, ndërsa më 2 qershor luan si mysafir me Holandën.

Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme dhe është e fundit në grup pas Holandës, Hungarisë e Bjellorusisë. Por për kombëtaren sukses është vetë paraqitja në fazën e dytë të kualifikimeve. Kosova kishte kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese duke lënë prapa Izraelin e Gjeorgjinë.

Selektori Agron Shabani për këto dy ndeshje ka ftuar 22 lojtare. Grumbullimi bëhet në Hotel Afa në Prishtinë, të martën në ora 12:00.

Lista e lojtareve të ftuara:

OSMANIDorentineFollo HK Damer(NOR)
FERATAJPranveraPrishtina
ARIFIAlbanaEslövs IK (SWE)
KAMERIElmaIstogu
MEHMETIShkurtaShqiponja
REXHEPISaraHorsens Håndbold (DEN)
REXHEPIRinaHorsens Håndbold (DEN)
QORRAJMerlindaIK Våg Håndballklubb (NOR)
ALIUFitoreSG Kappelwindeck (GER)
KRASNIQIArlindaIstogu
KELMENDINjomzaVushtrria
MARKUPashkeHSC Kreuzlingen (SUI)
RUGOVAAlbinaIstogu
SHEHDADIAuroraIstogu
STAGOVAAidaPrishtina
MERDITAJArdianaTSV Ottobeuren(DEN)
SALIHAJXhevahireShqiponja
GJIKOKAJMirelaFollo HK Damer(NOR)
DEMAJLeonoraSønderjyske Damehåndbold (DEN)
SALIHUAdrianaKastrioti
FERATIToskaSporo Eglas (SUI)
ZESKOKUVeronaDHB Rotweiss Thun
Shtabi teknik
SHABANIAgronHead Coach
TAHIRIShqipeCoach
RUDAKUValbonaCoach
MARAJFatlindPhysioterapeut
HAKAJErlindaPhysioterapeut

Lajme tjera