IHF-ja konfirmon vendimin e madh për Kosovën

Ajo që ishte bërë e ditur në takimin e drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) me presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe me sekretarin gjeneral, Izet Gjinovci, të hënën është konfirmuar zyrtarisht nga IHF-ja.

IHF-ja përmes faqes zyrtar ka njoftuar se gara prestigjioze “IHF Trophy Intercontinental” do të organizohet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill të këtij viti. Ndeshjet e para të fazës interkontinentale të edicionit 2018\19 të IHF Trophy do të luhen të mërkurën më 10 prill, kurse të fundit të dielen më 14 prill. Gara do të zhvillohet për të rinjë (U19) dhe juniorë (U21). Fituesit e turneve kontinental të IHF Trophy nga viti i kaluar e kanë mundësinë që të marrin pjesë në fazën interkontinentale. Kosova kishte fituar në të dy grupmoshat garën evropiane të organizuar në mënyrë shembullore në Prishtinë në tetor të vitit të kaluar. Për këtë arsye IHF-ja edhe ia besoj Federatës tonë organizimin e fazës interkontinentale.

Nga Afrika pritet të merr pjesë Nigeria në të dy grupmoshat, ndërsa nga Azia të drejtën e ka Taipei Kinez. Prej Amerikës sëVeriut dhe Karaibeve, te të rinjtë pritet të garojë Kanadaja, ndërsa te juniorët SHBA-ja. Prej Oqeanisë do të jetë Zelanda e Re te të rinjtë dhe Australia te juniorët. Prej Amerikës së Jugut dhe Qendrore do të garojë Paraguaji në të dy grupmoshat.

“Fituesi i grupmoshës së juniorëve në IHF Intercontinental Trophy do të kualifikohet direkt për botërorin 2019 të juniorëve (U21), që mbahet në Spanjë në korrik”, ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare.

Takimi miqësor ku u bë i ditur lajmi i madh që hap rrugën që Kosova për herë të parë në ndonjë sport ekipor të marr pjesë në botëror, u mbajt më 18 shkurt në selinë e IHF-së në Basel të Zvicrës.

Nikoqir i presidentit Saraçini dhe sekretarit gjeneral Gjinovci ishte presidenti I IHF-së dhe miku i madh i Kosovës, Hassan Moustafa.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …