IHF: Kosova shkruan historinë në Spanjë

Më poshtë e paraqesim tekstin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, për paraqitjen e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve:

E gjithë biseda për Kosovën para “Spanja 2019” është për histori, pasi Kosova U21 është kombëtarja e parë e Kosovës në të gjitha sportet dhe në të gjitha grupmoshat që është kualifikuar pë kamionat botëror. Kosova U21 është poashtu ekipi i parë i kualifikuar për botëror përmes garës IHF Trophy dhe e ka arritur këtë duke fituar fazën interkontintale të mbajtur në Prishtinë në prill.

Për trajnerin Fatmir Muhaxheri suksesi në IHF Trophy ishte kulmi i punës shumë vjeçare. “Ne e kemi merituar atë sukses, pasi kemi stërvitur për katër vite, jemi munduar për katër vite dhe e meritojmë të jemi pjesë e kampionatit botëror”, i ka thënë Muhaxheri faqes zyrtare të IHF-së, pasi Kosova fitoi titullin.

“Tani do të punojmë shumë që të paraqitemi sa më mirë në Spanjë”.
Ekipi i tij u kualifikua për fazën interkontinentale pasi fitoi zonën evropiane të IHF Trophy.

Me valën e suksesit që ka përfshirë hendbollin kosovar së fundi – ekipi senior i Kosovës së fundi ka fituar ndaj Izraelit – presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, është i vetëdijshëm për rëndësinë e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare dhe paraqitjes në to.

“Hendbolli në Kosovë është themeluar 65 vite më parë. Por për ne është me shumë rëndësi të kemi impakt tjetër, dhe një mënyrë për të bërë këtë është të organizojmë ngjarje ndërkombëtare. Suksesi në fushën e lojës është nxitje për ekipet që të punojnë më shumë dhe të arrijnë rezultate më të mira. Natyrisht, do të ketë sfida në Botërorin e juniorëve, por jemi të sigurtë që IHF-ja, Federata e Hendbollit e Spanjës dhe komitetit organizativ lokal do të bëjnë punë fantastike. Hendbolli në Kosovë është në rritje dhe kjo ngjarje do të inspirojë gjeneratën e re t’i bashkohet familjes së hendbollit”, ka thënë Saraçini.

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani, që ka prezentuar Australinë në Lojërat Olimpike të vitit 2000 në Sydney, do të jetë në Spanjë si udhëheqës i delegacionit dhe krahas Muhaxherit, do të shpresojë që do të mund të inspirojë ekipin e ri që të shkojë sa më larg që është e mundur.

“Presim garë të vështirë. Është botërori i parë për ne dhe është shumë me rëndësi për vendin tonë të ri, pasi është poashtu hera e parë që një ekip sportiv do të prezentojë vendin tonë në një botëror në të gjitha sportet. Të marrim pjesë në botëror është krenari për ne dhe qartë se do të motivojë një valë të re fëmijësh që të merren me hendboll, sportin me histori të pasur në vendin tonë. Qëllimi ynë është të prezentojmë vendin tonë me krenari dhe dinjitet dhe të garojmë për më të mirën. Lojtarët tanë janë të motivuar për të performuar në këtë nivel dhe të jenë pjesë e një ngjarje kaq të madhe. Shpresojmë të dalim në raundin kryesor dhe të vazhdojmë të sfidojmë ekipet superiore ndërkombëtare”, ka thënë Ramadani.

Në Kombëtaren e Kosovës janë disa lojtarë që bëjnë karrierë në vende tjera. Drenit Tahirukaj, që luan për Besa Famgas, ishte top golashënuesi në fazën interkontinentale të IHF Trophy, duke shënuar 31 herë në katër ndeshje.

“Nuk kam fjalë për të shpjeguar ndjejnjën kur e veshi fanellën e vendit dhe dëgjojë himnin. Ndjehem shumë krenar që luajë për vendin tim. Kemi talent dhe me punë të madhe mund të shkojmë larg”, ka thënë kapiteni i Kosovës U21, Jon Muqolli.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova