Federata e Hendbollit e Kosovës po i bën përgatitjet e fundit për garën e rëndësishme IHF Trophy për zonën e Evropës, që javën tjetër mbahet në Prishtinë. Do të garojnë hendbollistët e grupmoshave U20 dhe U18 të Kombëtareve të ndryshme evropiane.
Për përgatitjet që po bëhen për IHF Trophy, për synimet e Kosovës dhe për aktivitetet e tjera që na presin, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini do të mbajë konferencë për media.
Konferenca mbahet të mërkurën (nesër) prej orës 11:00 në lokalet e FHK-së në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.