Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Isak Osmani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të hendbollit kosovar

Isak Osmani është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor është mbajtur të premten mbrëma në Prishtinë.

Pozita e kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve ishte vakante që kur ndërroi jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Isak Osmani ka shumë dekada që është në hendboll, ndërsa është figurë e respektuar nga i gjithë komuniteti kosovar i hendbollit. Pas karrierës si lojtar, ishte shumë vjet gjyqtar i dalluar e më pas edhe delegat. Në vitet e fundit po e kryen me sukses punën e Komesarit të Garave të FHK-së.

Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të Shoqatës së Gjyqtarëve.

Në Këshillin Drejtues janë zgjedhur edhe Getoar Bujupi, Ilir Bytyqi, Mehmet Koro, Faton Ferati, Fatmir Gubetini e Sherif Xhema.

Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga Genc Bujupi (kryetar), Dardan Gucati e Isuf Mahmuti.

Punimet e Kuvendit nisën me një minutë heshtje në nderim të Shqipe Bajçinca – Brestovcit dhe Izet Gjinovcit. Rrjedha e Kuvendit ishte shembullore.