Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e Ferizaj me fitore bindëse

Istogu e ka nisur me fitore të thellë mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Të dielën në Bardhosh, Istogu e mposhti Prishtinën me rezultat 50:27.
Cilësia ishte në anën e skuadrës istogase, që nuk ka pasur telashe për ta thyer rezistencën e Prishtinës. Arlinda Dinarica i shënoi 13 gola për Istogun, ndërsa nëntë i kishte Albina Rugova. Te Prishtina më efikasja ishte Eduarta Kurteshi me pesë gola.
Të dielën u zhvillua edhe një ndeshje tjetër e xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve.
Ferizaj e mposhti Vushtrrinë me rezultat 35:20.
Amanda Stein i shënoi dhjetë gola për Ferizajn, derisa shtatë i kishte Amanda Lemos. Për Vushtrrinë nga pesë gola i realizuan Agnesa Hysa e Albulena Kelmendi.

Lajme tjera