Istogu – Ferizaj, ndeshja më interesante e javës

Istogu – Ferizaj është ndeshja më interesante e javës së 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:00 dhe e mbyll xhiron.
Kampioni aktual, Istogu, i ka fituar 12 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 24 pikë. Është favorit edhe për ndeshjen e së dielës.
Ferizaj është i treti me 19 pikë.
Të shtunën janë katër ndeshjet tjera: Vushtrria – Vëllaznimi (17:30), Samadrexha – Kastrioti (17:00), Jusuf Gërvalla – Shqiponja (16:00) dhe Dukagjini – Prishtina (15:30).
Në Ligën e Parë të hendbollisteve, ndeshjet e xhiros së 14-të luhen të dielën: Prizreni – CLICK (10:00), Llapusha – Vjosa (14:00), Trepça – Deçani (12:00), KEK-u – Ulpiana (14:00).

Lajme tjera