Istogu ndalet nga Çairi në Kupën Evropiane

Istogu është eliminuar në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Në fundjavë, kampioni i Kosovës ka luajtur në shtëpi dy ndeshje me Çairin e Shkupit. Të shtunën, Istogu ka fituar me rezultat 34:33, ndërsa paraqitja e skuadrës sonë ishte për fitore më të thellë.
Të dielën, Çairi fitoi më bindshëm dhe kështu kalon në raundin e tretë. Skuadra shkupjane fitoi me rezultat 33:26.
16:12 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Paraqitja e Istogut të dielën ishte më e zbehtë, ndërsa ka ndikuar edhe fakti se disa lojtare të kësaj skuadre ende po e marrin veten nga lëndimet e rënda.
Luna Goncalves shënoi 8 gola nga 16 tentime. Arlinda Dinarica shënoi 7 gola nga 8 tentime për Istogun. 7 gola nga 10 tentime i kishte Dayane Da Rocha. Portierja Njomza Kelmendi i kishte 8 pritje, kurse 4 pritje i kishte Blerta Ahmetxhekaj.

Lajme tjera