Istogu në finale të Kupës së Kosovës

KHF Istogu do të luaj në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Të shtunën Istogu në finale takohet me Prishtinën.

Kalimin në finale istogaset e siguruan të premten mbrëma në palestrën e tyre. Istogu e mposhti Vushtrrinë në gjysmëfinale me rezultat 30:21. Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë qenë vazhdimisht në avantazh. Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Istogun. Vushtrriaset nuk janë dorëzuar deri në fund, por këtë herë hendbollistet e Istogut kanë shfaqur më shumë.

Esma Muratoviq shënoi 11 gola, ndërsa kapitenia Albina Rugova shtoi 5 gola për Istogun. Lorena Matarova ishte më efikasja te Vushtrria me 6 gola kurse kapitenia Shqipe Tahiri i kishte 5 gola.

Vushtrria të shtunën e kaluar fitoi titullin e kampionit të Kosovës, duke mposhtur në finale të plejofit pikërisht Istogun.

Lajme tjera