Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu në finale të Ligës së Pionierëve

Istogu është kualifikuar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën paradite në palestrën e qytetit në Istog, skuadra istogase e mposhti në gjysmëfinale të Turneut Final skuadrën e Deçanit. Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullt prej tri pjesëve përfundoi me rezultat të barabartë, 17:17. Ndërsa pas vazhdimeve Istogu fitoi me rezultat 24:18.

Bleon Sylaj i ka shënuar 14 gola për Istogun. 6 i realizoi Albios Beqiraj, ndërsa 3 i kishte Erolin Rugova. Bilall Mazrekaj i shënoi 11 gola për Deçanin. Erblin Neziraj e Eminent Dobraj i shënuan nga 2 gola.

Të dielën Deçani luan për vend të tretë, ndërsa Istogu për vend të parë. Ndeshja për vend të tretë është prej orës 10:00, ndërsa finalja prej orës 11:30. Edhe këto ndeshje luhen në Istog.

Lajme tjera