Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu nuk lejon befasi dhe fiton thellë në Ferizaj

Albina Rugova e Elma Kameri ishin të pandalshme derisa Istogu nuk lejoi befasi duke fituar thellë ndaj Kastriotit në Ferizaj. 27:11 në të mirë të Istogut ishte rezultati i takimit të së dieles. Pas pjesës së parë rezultat ishte 11:5 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Faruk Shala. Kështu Istogu i është bashkuar Shqiponjës, Vushtrrisë e Prishtinës që poashtu i kanë fituar dy ndeshjet e para. Kastrioti në javën e parë kishte fituar, por të dielen në xhiron e dytë ishte pa forcë ndaj Istogut, që llogaritej favorit i madh.

Kameri e Rugova kanë shënuar nga tetë gola në Ferizaj.

Të dielen është dashur të luhet edhe takimi në mes të Dritës dhe skuadrës Jusuf Gërvalla, që është shtyrë për një termin tjetër. Skuadra e Dritës ka bërë kërkesë që të shtyhet takimi për shkak të vdekjes së kryetarit të klubit, Muharrem Halimi.

Kastrioti – Istogu 11:27 (5:11)

Kastrioti: Rugova, Gurgurovci,Misini 1, Gashi, P. Gashi 1, Qerkini, Salihu 3, Trajkovska 2, Saliu 1, Reçica, Stagova, S. Reçica, Basha 3, Beka.

Istogu: Ahmetgjekaj, Ujkiq 4, Kameri 8, Shatri, Avdylaj, Rugova 8, Shehdadi, Vanecki 2, Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, Ferataj 3, Krasniqi 2.

Lajme tjera