Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu synon trofeun e radhës, Ferizaj ka plane të tjera

Me shumë interes pritet ndeshja mes hendbollisteve të Istogut dhe atyre të Ferizajt. Istogu e Ferizaj takohen të shtunën prej orës 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në ndeshjen për Superkupën e Kosovës.
Ndeshja për Superkupë do të dëshmojë për forcën e skuadrave në kampionatin e ri, ndonëse kompletimi dhe komponimi i skuadrave do kohë. Istogu ka fituar gjithë trofetë edicionin e kaluar dhe synon të vazhdojë me dominim. Por ferizajaset synojnë të ndërpresin këtë dominim, duke nisur nga ndeshja e Superkupës. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërje, ndërsa adutët do t’i zbulojnë që nga ndeshja për Superkupë.

Lajme tjera