Anëtari i deritashëm i Bordit të FHK-së Gëzim Kokollari me një shkresë zyrtare sot paraqiti dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Bordit, post ky të cilin e ushtroi më shumë se tri vite, duke kontribuar në sukseset e saj.
“I nderuari President Saraçini,
Të nderuar anëtar të Bordit të FHK-së,
Me keqardhje ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Bordit të FHK-së, pas një angazhimi dhe përkushtimi për ngritjen e nivelit të hendbollit kosovar.
Në radhë të parë ju falënderoi juve President për besimin që keni pas ndaj meje sikur edhe anëtarët e Bordit për bashkëpunim korrekt.
Mirëpo, për shkak të obligimeve të mia ndaj vendit të punës dhe angazhimeve politike, por qëllimi kryesor është që të krijohet hapësira e angazhimit të kryesi e të reja në klubet dhe hendbollin ferizajas mendoj se lirimi im nga obligimet ndaj FHK-së kishte me qenë kontribut në avancimin e hendbollit kosovar”.