Jupa: E kam pritur çmimin e më të mirit

Kastriot Jupa për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Jupa gjatë vitit 2020 ka pasur suksese me Besa Famgas e po ashtu me Kombëtaren e Kosovës. Pivoti i Besës ka pritur që të shpallet më i miri.

Të them të drejtën ky çmim është i pritshëm për mua, sepse kisha njërin ndër sezonet më të mira në karrierë. Normalisht, kur shpërblehet mundi i tërë vitit, të jep një motiv që të vazhdosh të punosh”, ka thënë Jupa.

Ai ka premtuar angazhim maksimal për suksese të reja me Besa Famgas dhe me Kombëtaren e Kosovës.

Lajme tjera