Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra e tij nuk ka mundur të përsëris paraqitjen që e kishte të shtunën në Pejë.
“Në lojën e parë në Pejë luajtëm shkëlqyeshëm, sidomos në pjesën e dytë ku kemi mundur të barazojmë. Besa ka përvojën, lojtarë, përforcime dhe e dëshmoi në lojën e dytë. Lojtarët e mi prej dëshirës së madhe për të fituar, për ta luajtur lojën e tretë, patën shumë dështime, sidomos në sulm”, ka theksuar Kabashi.
Më efikasi te Prishtina ishte Agon Bajqinovci.
“Kishim gabime në sulm e në mbrojtje që na kushtuan. Dëshira ishte e madhe për sukses. Edhe cilësitë e Besës dihen, kështu që ia uroj titullin e kampionit”, ka deklaruar Bajqinovci.