Kabashi: Suksesi në garën për Kupë ka motivuar skuadrën tonë

Trepça të premten ka kompletuar përgatitjet për ndeshjen e parë të finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të shtunën prej orës 19:00, Trepça takohet me Besa Famgasin në Pejë.
Trepça në gjysmëfinale e kaloi Prishtinën, ndërsa e ka fituar tashmë Kupën e Kosovës. Dhe suksesi në garën për Kupë e ka motivuar skuadrën mitrovicase.
“Finalet gjithmonë i vlerësoj të barabarta. Besa e ka përparësinë e terrenit dhe për këtë i dha një përparësi të lehtë. Ne shkojmë për një rezultat pozitiv, fitore apo barazim. Kemi dëshmuar se mund ta mposhtim Besën dhe që nuk është ekip i pamposhtur”, ka thënë trajneri i Trepçës, Taib Kabashi.
“E kemi mundur Besa Famgasin në finale të Kupës dhe sigurisht se ky është motiv shtesë për ta synuar suksesin edhe në kampionat. Do të dalim në terren për të treguar lojë të mirë, të angazhohemi maksimalisht. Çdo rezultat pozitiv do të jetë i mirëseardhur për ne para ndeshjes së dytë që e luajmë në Mitrovicë”, ka shtuar Kabashi.
Trepça edicionin e rregullt e përfundoi në pozitën e dytë.

Lajme tjera