Kamp shumë i suksesshëm i Kombëtares U19

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës të premten e kanë përfunduar kampin, që është vlerësuar shumë i suksesshëm.
Grumbullimi është mbajtur në Gjakovë, ndërsa hendbollistet tona kanë pasur program të ngjeshur prej të hënës e deri të premten. Kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli janë shumë të kënaqur me punën dhe angazhimin e hendbollisteve gjatë këtij kampi.
Kjo kombëtare verën e ardhshme paraqitet në Evropian, ndërsa deri atëherë planifikohen edhe grumbullime tjera.
Shumica e lojtareve ishin të klubeve tona, ndërsa disa ishin të klubeve evropiane.
Hendbollistet kanë ushtruar nga dy herë në ditë, ndërsa përkushtimi i tyre ishte maksimal. Të enjten ato e kanë parë nga afër edhe fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe dhe janë motivuar edhe më shumë për të vazhduar me punë të madhe edhe në skuadrat e tyre.

Lajme tjera