Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kampi Veror, prej 29 qershorit deri më 6 korrik

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Kampit Veror, një organizim tradicional dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gjeneratave të reja.

Për këtë vit është vendosur që Kampi Veror të mbahet në Banjë të Pejës, ku ofrohen kushte shumë të mira për punë me hendbollistët dhe hendbollistet e reja. Kampi do të mbahet prej 29 qershorit deri më 6 korrik.

Do të marrin pjesë 100 hendbollistë e hendbolliste të moshës deri në 16 vjet. Me ta do të punojnë tetë trajnerë të dëshmuar, ndërsa programi do të jetë i ngjeshur dhe në drejtim të zhvillimit të mëtejme të të rinjve.

Kampi Veror është prej aktiviteteve me të cilat mburret Federata e Hendbollit të Kosovës, ndër të tjera për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe po ashtu suksesit të tij për shumë e shumë vite.

Lajme tjera