Besa Famgas nuk ka pasur telashe për të fituar dy pikë të reja në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten në palestrën “Karagaçi” në Pejë, kampioni aktual ka fituar ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat bindës, 35:12.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:4 për vendasit. Ishte kjo ndeshje e javës së dytë të Superligës së hendbollistëve. Është dashur të luhet në fundjavën e kaluar, por u shtye për të enjten me marrëveshjen e dy klubeve.
Ndeshja tjetër e shtyrë, ajo mes Kastriotit dhe Trepçës do të luhet mesjavën e ardhshme. Në fundjavë, të shtunën e të dielen janë ndeshjet e javës së tretë kampionale.
Besa Famgas – Drita 35:12 (21:4)
Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Vokshi 3, Jupa 5, Y. Muqolli 5, Mushkolaj 5, Luzha, Visoka 4, Tahirukaj 4, Kukrika, Prce 1, Mihaljoviq, Ramosaj, Kouri 1, Gjuka 2, J. Muqolli 4.
Drita: Toski 2, E. Huruglica 3, Er. Huruglica, Sllamniku 1, Veliu 1, Mehmeti 3, Latifi 2, Sylejmani.