Kapiteni Dedaj: Synojmë dy fitore në shtëpi

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Valon Dedaj, ka komentuar shortin e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian që mbahet në vitin 2024. Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
“Mendoj që grupi është shumë i vështirë. Por besoj shumë që ndeshjet që i luajmë në shtëpi me Bosnjë-Hercegovinën dhe me Malin e Zi, kemi gjasa t’i fitojmë. Me Slloveninë do ta kemi shumë vështirë si në Slloveni ashtu edhe në Kosovë. Por të shohim. Duhet të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet dhe t’i kemi dy fitore në shtëpi”, ka thënë Dedaj.
Ndeshjen e parë Kombëtarja jonë e luan më 12 tetor ndaj Malit të Zi në udhëtim. Më 15 tetor e presim Slloveninë, favoriten e grupit. Më 8 mars të vitit të ardhshëm e presim Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa më 11 mars luajmë në udhëtim me Bosnjën.
Më 26 prill është ndeshja Kosova – Mali i Zi, kurse më 30 prill mbyllim kualifikimet me ndeshjen në udhëtim ndaj Sllovenisë.

Lajme tjera