Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kapitenia Demaj jep lajmin e madh për ditëlindje

Kapitenja e Kosoves Leonora Demaj ne akcion

Kapitenia jonë, Leonora Demaj, po e feston sot ditëlindjen e 23-të. Asaj i është organizuar një festë e vogël në stërvitje të skuadrës daneze, Soenderjyske. Kishte ëmbëlsirë dhe këngë.

leonora demaj me torte ne dore feston ditejlindjen

Për tifozët e Kosovës dhe adhuruesit e hendbollit, kapitenia Demaj ka dhënë një lajm të madh. Ajo po rikuperohet me shumë sukses pasi operoi gjurin në fund të muajit prill.

Demaj kishte lënduar ligamentet e gjurit të djathtë në muajin mars. Në fund të prillit ishte operuar. Tashmë Leonora ka nisur me vrapime dhe ushtrime të fitnesit. Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të kthehet në ndeshje.

“Me hendboll nuk kam nisur, por me vrapime dhe me ushtrime të fitnesit po. Rehabilitimi po shkon shumë mirë. Është ende herët për kthim në ndeshje. Prej operimit duhet të kalojnë të paktën nëntë muaj për të vazhduar me ndeshje. Kthimi i mëhershëm është me shumë rrezik. Por te Kosova do të kthehem edhe më e fortë, këtë ua premtoj tifozëve”, ka thënë Leonora Demaj.