Kastrioti i Ferizajt ka bërë hapin e parë drejt kalimit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Kastrioti e ka mposhtur Prishtinën të shtunën në Ferizaj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. 28:21 në të mirë të Kastriotit ishte rezultati i takimit që vuri përballë dy finalistët e Kupës. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin epërsi prej katër golave, 12:8.
D. Terziqi me 8 gola ishte më efikasi te Kastrioti. 6 gola i shënoi P. Bassomben. Te Prishtina u dallua me efikasitet O. Beshiri me 6 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë, ndërsa skuadra me dy fitore apo një fitore e një barazim kalon në finale. Kastrioti ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në vend të tretë.
Kastrioti – Prishtina 28:21 (12:8)
Kastrioti: Curri, Syla , Zherka 3, A. Dugolli, Terziqi 8, Prekazi 2, Shabani 1, Ramadani, D. Dugolli, Rudari, Mustafa 5, Esati, Bassomben 6, Rajatoski, Bytyqi 1.
Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 2, Basholli 2, Abazi, Visoka 3, Hoxha, Shahini 1, Gjuka 4, Kastrati 1, Fetahu 2, Beshiri 6, Batatina.