Kastrioti e Besa Famgas kanë shënuar fitore të thella para derbit të madh që e zhvillojnë mes vete të shtunën në Ferizaj.
Të mërkurën në ndeshjet e para të Superligës A, përkatësisht të javës së 19-të kampionale për hendbollistë, Kastrioti fitoi në Ferizaj ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:25, kurse Besa Famgas në Pejë e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 36:15.
Kështu Kastrioti mbetet në vend të parë me 36 pikë, kurse kampioni aktual, Besa, është në vend të dytë me 34 pikë.
Ndeshja e fundit e javës së 19-të mes Prishtinës e Dritës luhet të enjten (nesër) nga ora 19:00.
Besa Famgas – Vëllaznimi 36:15 (19:7)
Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 2, Broqi 2, Çuziq 2, Jupa 6, Y. Muqolli 4, Tetova 3, D. Tahirukaj 3, Dri. Tahirukaj 4, Ramosaj 3, Kukrika 2, Bislimi 2, J. Muqolli 3.
Vëllaznimi: Luzha, Mamusha 1, Rama 3, Hoxha, Gaxha 2, Fana 1, Halili 2, Neziri 5, Bardhoku, Rexha 1.
Kastrioti – Vushtrria 50:25 (24:11)
Kastrioti: Curri, K. Syla 3, B. Syla 3, Zherka 3, A. Dugolli 3, Prekazi 6, Terziqi 10, Shabani 7, Ramadani 1, Rudari 4, Mustafa 1, Esati, Rajatoski 7, D. Dugolli, Bytyqi 2.
Vushtrria: Melenica, Ibishi, Shabani 5, Karagja 1, Gubetini 7, Sadiku 1, Neziri 3, Karagja, Emini 1, Lahu, Ademi 3, Musa 5.