Kastrioti ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet. Ndeshja e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll e zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi me rezultat 42:31 për ferizajasit.
Kastrioti nisi shkëputjen pas minutës së 20-të, derisa në pjesën e dytë mbajti epërsi bindëse.
Me 15 gola të shënuar më efikasi te Kastrioti ishte Deniz Terziqi.
10 i shënoi Lulzim Shabani, kurse gjashtë gola i kishte Yassine Henahen.
Oltion Beshiri e Enis Kuleta i realizuan nga tetë gola te Prishtina. Pesë i kishte Albi Gjuka e katër Ylli Visoka.
Kastrioti është i treti me 26 pikë nga 18 ndeshje.
Prishtina mbetet e katërta me 17 pikë.