Kastrioti i Ferizajt është ndalur në raundin e parë të Kupës Evropiane në hendboll. Ferizajasit e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Graçanicës, të luajtur të dielën në Bosnjë-Hercegovinë.
Skuadra vendase fitoi me rezultatin 36:22. Ferizajasit kanë bërë përpjekje, por cilësia ishte në anën e skuadrës boshnjake.
Në Kupën Evropiane paraqiten edhe Besa Famgas e Rahoveci, që startojnë prej raundit të dytë. Ndërkohë te hendbollistet në Kupën Evropiane paraqiten Istogu e Ferizaj.
Kastrioti është kthyer në gara evropiane pas tri vjetësh. Tani i kthehet ndeshjeve në Superligë, ku ka synime të mëdha.