Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti po bëhet gati për Evropë, pret përkrahjen e shikuesve

Pas paraqitjes së dinjitetshme në ndeshjen për Superkupë, Kastrioti i Ferizajt i është kthyer përgatitjeve për sfidat ndërkombëtare.
Të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti takohet me skuadrën e njohur nga Bosnë-Hercegovina, Sloboda Tuzla. Është kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Ndeshja e kthimit zhvillohet në Tuzla, më 22 shtator.
Kastrioti synon suksesin në EHF European Cup dhe ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Ferizajasit janë të përkushtuar që të japin më të mirën për të arritur rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit.
Për këtë Kastriotit i duhet edhe përkrahja e shikuesve. Prandaj të shtunën mbrëma vendi i të gjithë adhuruesve të hendbollit kosovar është në palestrën “Bill Clinton”, në qytetin me traditë të pasur të hendbollit.
Kastrioti është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës, ndërsa tani e ka edhe përvojën ndërkombëtare. Përballë ka kundërshtar të nivelit serioz, por ferizajasit shpresojnë shumë që me angazhimin e të gjithëve do të jenë të suksesshëm.