Kastrioti – Prishtina, derbi i xhiros

Kastrioti – Prishtina është kryendeshja e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Bëhet fjalë për dy skuadrat me traditë që kanë shfaqur formë solide në pjesën e deritashme të kampionatit. Të dy skuadrat synojnë pikë të reja dhe ngritje në tabelë.
Kastrioti është i katërti me tetë pikë nga tetë ndeshje. Prishtina është e pesta me tetë pikë po ashtu, por nga shtatë ndeshje.
Në tri ndeshjet tjera skuadrat mysafire janë favorite të mëdha. Të shtunën prej orës 15:00, Deçani e pret Besa Famgasin. Të dielën janë ndeshjet Vëllaznimi – Rahoveci (18:00) dhe Vushtrria – Trepça (18:00).
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e gjashtë. Tri ndeshje janë të shtunën: Drita – Ulpiana (17:30), Dukagjini – Samadrexha (12:00), Llapi – Drenica (20:00).
Të dielën prej orës 18:00 janë takimet Vjosa – Prizreni, Lepenci – Istogu.

Lajme tjera