Kastriotit i takon përballja e qytetit

Kastrioti e ka fituar derbin lokal ndaj Ferizajt. Ndeshja e mbetur e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave u luajt të mërkurën në palestrën “Bill Clinton”, kurse u fitua nga Kastrioti me rezultat 25:18. Epërsia në të mirë të Kastriotit ishte e lartë edhe pas pjesës së parë, 12:6.
Ferizaj është kampion aktual, por të mërkurën Kastrioti ishte skuadër më e mirë.
Kastrioti e shënoi fitoren e katërt derisa Ferizaj e pësoi humbjen e dytë.

Kastrioti – Ferizaj 25:18 (12:6)

Kastrioti: Dinarica, E. Salihu 1, Stagova 2, Gurgurovci, Reqica 6, Gashi 4, Terpeza, Misini, Salihu 12, V. Gashi, S. Reqica, Grainca, Beqiri

Ferizaj: Trenoska, Basha 1, Domaneku 5, Qerkini, Thaqi, Kupina, Sylejmani 1, Kelmendi 8, Huruglica, Stojkovska 3, Bytyqi, Rashiti

Lajme tjera