Kasumi e Avdiu udhëheqin Vushtrrinë drejt fitores në derbi

D. Kasumi me 11 gola dhe K. Avdiu me 8 gola ishin më efikaset te Vushtrria që fitoi derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të dielen në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 23:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12, por dallimi u bë në pjesën e dytë, përkatësisht në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Vushtrria ka shënuar fitoren e pestë dhe tani është barazuar me pikë me Prishtinën. Të dy skuadrat i kanë nga 10 pikë dhe mbajnë pozitat tre e katër. Te Prishtina më efikasja ishte M. Sefedini me 5 gola.

Në dy ndeshjet tjera të së dieles fituan skuadrat mysafire. Kastrioti e mposhti Samadrexhën kurse Vëllaznimi fitoi ndaj Dritës.

Vushtrria – Prishtina 23:19 (12:12)

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha, Avdiu 8, Zymeri, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 1, D. Rrahmani, B. Rrahmani 2, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 11, Tahiri.

Prishtina: Uka, Krasniqi, Sefedini 5, B. Krasniqi, Ipçi 1, Shala, Hashani, Berisha 2, Sopjani 1, Mehmeti 4, Matarova 3, Stagova 2, Bregovina, Mekolli 1.

Drita – Vëllaznimi 26:35 (11:18)

Drita: Vokshi 8, Mustafa, Reqani, Hyseini 1, Rexhepi 3, Sadiku, Isufi, Baftijari 10, Arifi 4.

Vëllaznimi: Gashi 1, Mollakdrija, Kastrati 3, Daija 3, Byci, Bytyqi, Hoda, Frrokaj, Radoniqi 10, Varaki 2, Kursani 16.

Samadrexha – Kastrioti 23:33 (12:15)

Samadrexha: Maloku, E. Basholli, Ar. Maloku 13, R. Maloku 1, D. Basholli 5, G. Basholli 3, Q. Basholli, Sadiku 1.

Kastrioti: Gurgurovci, Reqica 8, Gashi 5, Saliu 2, Salihu 5, Hyseni, V. Gashi 6, Krasniqi 1, Beqiri, Qerkini, S. Reqica, Dinarica, Stagova 6.

Lajme tjera