Katër ndeshje të Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Ndeshjet elitare të hendbollit evropian vazhdojnë të vijnë në Kosovë përmes televizionit 21 Plus. Këtë fundjavë katër ndeshje të Ligës së Kampionëve për hendbollistë do të transmetohen nga ky televizion që i kushton hapsirë të madhe sportit të hendbollit.

Të shtunën transmetohet ndeshja në mes të Telekom Veszprem të Hungarisë dhe Vardarit të Maqedonisë, që nis në ora 17:30. Dy orë më vonë, përkatësisht në 19:30  nis transmetimi i takimit IFK Kristianstad – Barcelona. Janë këto dy ndeshje të grupit A të Ligës së Kampionëve. Vardari është i pari në grup me 4 pikë nga dy ndeshje. Barcelona ka 2 pikë, njëjtë sa Veszpremi, derisa Kristianstadi është pa pikë në vend të fundit. Priten ndeshje cilësorë në kuadër të grupit A, ndërsa ndeshje cilësore pritet të jenë edhe ato që luhen të dielen, që poashtu i takojnë javës së tretë. Adhuruesit e hendbollit të dielen nga ora 19:00 mund të përcjellin përmes 21 Plus ndeshjen tjetër të grupit A mes Montpellierit francez dhe skuadrës polake Vive Targi Kielce. Nga ora 17:00 të dielen transmetohet ndeshja e grupit B mes skuadrës sllovene Celje dhe asaj gjermane Flensburg-Handewitt. 

Lajme tjera