Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kërkesa të shumta për ndryshim të skuadrës

Ka përfunduar miniafati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar.
Ka pasur kërkesa të shumta për ndryshim të skuadrës, sidomos nga hendbollistet.
Kështu, dy lojtaret turke që ishin në shtateshën më të mirë të vitit të kaluar, Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan, kanë bërë kërkesë për kalim nga Samadrexha te Vushtrria.
Natalija Milatoviq, që ka luajtur për Kosovën, ka bërë kërkesë për kalim te Samadrexha, kurse kësaj skuadre i bashkohet edhe Tina Hetemi.
Shumë lojtare kanë bërë kërkesë për të kaluar te Tereza, ndërsa pritet të konfirmohen përforcime edhe për Istogun, Samadrexhën, Ulpianën, Dukagjinin, Besën e skuadra të tjera.
Te hendbollistët janë gjithsej 13 kërkesa.
Trepça ka bërë kërkesë për regjistrimin e pesë lojtarëve, tre prej tyre nga Llapi: Arbër Neziri, Luigj Kolaj e Ardi Halili. Pritet të konfirmohet kalimi i Ardit Tafilajt nga Besa Famgas te Rahoveci, ndërsa përforcime kanë bërë edhe Drita, Prizreni, Vushtrria e Istogu.
Kërkesat e bëra gjatë afatit kalimtar do të shqyrtohen nga Komisioni për regjistrim.

Konkurrenca e meshkujve

 Emri MbiemriNga KlubiNë Klubin
1Kreshnik ZharkuKH LepenciKH Drita
2Liridon KrasniqiKH LepenciKH Drita
3Ardit TafilajKH Besa FamgasKH Rahoveci
4Muhamed KoroKH PrishtinaKH Prizreni
5Bledon MalokuKH SamadrexhaKH Vushtrria
6Anton MalokuKH SamadrexhaKH Vushtrria
7Arber NeziriKH LlapiKH Trepça
8Luigj KolajKH LlapiKH Trepça
9Ardi HaliliKH LlapiKH Trepça
10Erris BrahushiKH VëllaznimiKH Trepça
11Ardit PllanaKH SamadrexhaKH Trepça
12Albios BeqirajKH PrishtinaKH Istogu
13Elton HysenajKH DeçaniKH Istogu

Konkurrenca e femrave

 Emri MbiemriNga KlubiNë Klubin
1Fetane Uzunlar KHF SamadrexhaKHF Vushtrria
2Sevdanur Ozkan KHF SamadrexhaKHF Vushtrria
3Albesa DautiKHF DritaKHF Ulpiana
4Dorentina QufajKHF SamadrexhaKHF Tereza
5Orela GrajcevciKHF KEK-uKHF Tereza
6Vlera GrajcevciKHF KEK-uKHF Tereza
7Anisa GrajcevciKHF KEK-uKHF Tereza
8Elona GrajcevciKHF KEK-uKHF Tereza
9Elisa PrapashticaKHF KEK-uKHF Tereza
10Eduarda KurteshiKHF PrishtinaKHF Tereza
11Nikelina FrancaKHF SamadrexhaKHF Kastrioti
12Houyem NassraouiKHF SamadrexhaKHF Istogu
13Tainara Luna GoncalvesKHF KastriotiKHF Istogu
14Lumturije BeqiriKHF VushtrriaKHF Samadrexha
15Halime BeqiriKHF VushtrriaKHF Samadrexha
16Natalija MilatoviqAthinaikos A.C.BKHF Samadrexha
17Tina HetemiHC Novesta ZlinKHF Samadrexha

Status i dyfishtë

 Emri MbiemriNga KlubiNë Klubin
1Rita HasanajKHF IstoguKHF Dukagjini
2Iurosana HaskajKHF ShqiponjaKHF Dukagjini
3Amar MuqolliKH Besa FamgasKH Istogu
4Edonis HajraKH Besa FamgasKH Istogu