Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja bëri hapin e rëndësishëm drejt fazës tjetër

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arsyetuar rolin e favorites dhe ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22. Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Në tribuna ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa Kombëtarja jonë ka pasur telashe të dal në lojën më të mirë të saj. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:11.
Paraqitja e Kombëtares sonë në pjesën e dytë ishte shumë më e mirë. U krijua epërsi deri në 13 gola, ndërsa në fund britanikët u afruan në tetë gola.
Tjetër fitore synohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë, kur pritet të konfirmohet kualifikimi në fazën e ardhshme të eliminatoreve për Euro 2026.
Kapiteni Valon Dedaj ka udhëhequr Kombëtaren me 11 gola nga 16 tentime. 11 pritje i kishte portieri Haris Berisha, ndërsa shtatë gola i shënoi Kushtrim Ninaj. Nga katër gola i shënuan Matej Thaqi e Arbios Mushkolaj.