Kombëtarja humb ndeshjen vendimtare me Portugalinë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për Euro 2022. Të shtunën në Prishtinë, Kombëtarja jonë humbi nga Portugalia me rezultat 30:17. Kosova filloi ndeshjen mirë, por shpejtë u shfaqën gabime teknike që u shfrytëzuan nga portugezet.

Me këtë fitore Portugalia avancon në raundin e dytë të kualifikimeve për Euro 2022. Ndërsa Kosova përfundon e dyta ne grupin A me 4 pikë. Kemi mposhtur Qipron e Luksemburgun, por ndaj portugezeve përkundër angazhimit nuk kemi shfaqur mjaftueshëm. Jemi përballur me telashe të mëdha dhe kishim fond të limituar lojtaresh për shkak të lëndimeve dhe infektimit me Covid-19.

Në ndeshjen e parë u lëndua Arlinda Hajdari, kurse shqetësime fizike kishin edhe Marigona Hajdari, Meltem Ylberi, Albina Rugova e disa të tjera. Mungoi edhe Njoma Zogaj që shfaqi shumë në ndeshjen e parë. Kanë munguar nga i gjithë grumbullimi lojtaret si Leonora Demaj, Albana Arifi, Kristina Ukaj, Shkurta Mehmeti, Sara e Rina Rexhepi e disa të tjera.

Portierja dhe kapitenia Njomza Kelmendi ishte më e dalluara te Kosova. Edhe lojtaret tjera u angazhuan, por cilësia ishte në anën e portugezeve.

Lajme tjera