Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja i kthehet ndeshjes së dytë me polaket

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë. Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.
Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal.
Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në Poloni dhe do të nxirren mësimet e duhura.
Ndeshja Kosovë – Poloni zhvillohet të mërkurën nga ora 20.15 në Prishtinë. Përballja i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.