Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja jonë pëson humbje nga Finlanda

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e fundit të fazës grupore të Evropianit në Prishtinë.
Vajzat tona të enjten mbrëma pësuan nga Finlanda me rezultatin 41:23. Finlandezet prej fillimit kanë shfaqur më shumë, ndërsa në rezultat kanë ndikuar edhe gabimet e shumta në Kombëtaren tonë.
Portierja Marisa Berisha u shqua me 15 pritje, por që nuk mjaftuan.
Kombëtarja jonë ka përfunduar e katërta në grupin A. Finlanda renditet e treta me 5 pikë, sa i ka edhe Sllovakia në vendin e dytë. Por Sllovakia luan në gjysmëfinale, ndërsa Finlanda luan për plasman. Ndeshje për plasman e pret edhe Kombëtaren tonë.

Lajme tjera