Kombëtarja mposhtet nga Mali i Zi në Podgoricë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro 2024.
Të mërkurën mbrëma në Podgoricë, Kosova humbi nga Mali i Zi me rezultat 29:20.
Ndeshja u luajt në sallën e mbushur me shikues dhe në ambient të bukur sportiv.
Lojtarët e Kosovës kanë dhënë më të mirën, por që nuk ishte e mjaftueshme. Kualiteti individual i lojtarëve të Malit të Zi erdhi në shprehje.
Portieri Flamur Gërbeshi u dallua me 13 pritje te Kosova.
Ndeshjen e arshshme Kombëtarja jonë e luan menjëherë të dielen. Në Prishtinë e presim favoriten e grupit, Slloveninë.

Lajme tjera