Kombëtarja U17 mblidhet në Ferizaj

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të mblidhen nesër (27 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani prej 7 deri më 15 gusht.

Grumbullimi do të bëhet në Ferizaj, ndërsa lojtaret fillimisht do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike. Nesër nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë deri para se ekipi të udhëtoj për në Lituani.

Për në Lituani udhëtohet më 6 gusht, ndërsa ndeshja e parë është më 7 gusht.

Kosova në fillim takohet me Spanjën.

Në Kombëtaren U17 janë ftuar lojtare që vlerësohen me potencial. Të gjitha lojtaret janë nga klubet e vendit, kurse vetëm një është nga Suedia, e cila ishte pjesë edhe e Kombëtares U19.

Një numër i konsiderueshëm i lojtareve grumbullohen për herën e parë, edhe për faktin se vjet nuk kishte aktivitete evropiane të grupmoshave për shkak të pandemisë.

Kombëtarja U17 do të vendoset në Hotel Holiday në Ferizaj. Grumbullimi është nga ora 12:00 deri në ora 13:00, kurse stërvitjet do të mbahen në palestrën “Bill Clinton”.

Selektori Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti, pas testimeve të mbajtura në Ferizaj,  kanë vendosur për këto lojtare: Lista e lojtareve

nr.Emri Mbiemri Klubi
1Blenarda BytyqiKHF Istogu
3Elona HyseniKHF Trepça
5Arlinada MalokuKHF Samadrexha
6Klea AjvaziKHF Prishtina
7Rina BashotaKHF Dukagjini
11Erza TafilajKHF Istogu
12Butrintë KabashiKHF Shqiponja
14Elda VarakiKHF Vëllaznimi
15Doresa RugovaKHF Istogu
16Selvije MullakadrijaKHF Vëllaznimi
17Elisa FrrokajKHF Shqiponja
18Flaka HotiKHF Ferizaj
20Ornela HaxhiuHK Malmon(SWE)
21Elsa KongjeliKHF Prishtina
23Agnesa  HysaKHF Vushtrria
27Eriona GecajKHF Jusuf Gervalla
35Olta CecelijaKHF Vushtrria
44Arona KrasniqiKHF Prishtina

Lajme tjera