Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U17 udhëtoi për në Podgoricë, nesër ndeshja e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka udhëtuar të dielën për në Podgoricë të Malit të Zi, ku të hënën (nesër) fillon Kampionati Mesdhetar.

Për një javë Kombëtarja jonë është stërvitur në Banjë të Pejës, ndërsa kjo periudhë është shfrytëzuar maksimalisht për komponim sa më të mirë të ekipit. Ndonëse në Kampionat Mesdhetar konkurrenca është shumë e fortë, në Kombëtare janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në secilën ndeshje. Përvoja në këtë kampionat do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate për të ardhmen.

Kosova është në Grupin A, bashkë me Kroacinë, Malin e Zi, Sllovakinë, Tunizinë, Italinë e Turqinë. Pra grupi përbëhet nga shumë kombëtare të vendeve me hendboll të zhvilluar.

Në Grupin B janë Rumania, Spanja, Greqia, Serbia, Qipro dhe Sllovenia.

Ndeshja e parë në Kampionat Mesdhetar është pikërisht e Kombëtares sonë. Të hënën nga ora 9:00 takohen Mali i Zi dhe Kosova.

Të martën janë ndeshjet Kosovë – Sllovaki dhe Tunizi – Kosovë. Të mërkurën vajzat tona luajnë me Italinë, të enjten me Turqinë, e të premten ndaj Kroacisë. Të shtunën janë ndeshjet për plasman përfundimtar.