Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U19 vazhdon përgatitjet në Prishtinë

Pas ndeshjeve kontrolluese me Bullgarinë U19, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është vendosur në Prishtinë. Vajzat tona i kanë edhe katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian që të shtunën fillon në Prishtinë. Ndeshja e parë është ndaj Sllovakisë, të shtunën mbrëma.
Shtabi teknik do ta shfrytëzojë maksimalisht kohën e mbetur për ta përgatitur ekipin.
Të hënën paradite, Kosova U19 e luajti ndeshjen e dytë në Bullgari. Në një ndeshje plotësisht të barabartë, Kosova pësoi me rezultat 24:23. Të dielën mbrëma, Kosova U19 e Bullgaria U19 kishin barazuar. Ndeshjet kanë shërbyer shumë në prag të Evropianit. Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë, ndërsa vajzat me maturi e presin fillimin e Kampionatit Evropian.

Lajme tjera