Kosova e mbyll me fitore evropianin e suksesshëm

Në një ndeshje të fortë, të nivelizuar dhe me shumë nerva, djelmoshat e Fatmir Muhaxherit gjunjëzuan Sllovakinë, pas një lufte të madhe deri në momentin e fundit. 27:26 ishte rezultati në të mirë të kombëtares U-20 të Kosovës në hendboll në ndeshjen e së dieles që ishte e vlefshme për pozitën e shtatë në kampionatin evropian, Divizioni B. Me këtë ndeshje Kosova i ka dhënë fund evropianit që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Djelmoshat e Kosovës prej fillimit e deri në fund ishin në avantazh, ndërsa sllovakët ia dolën vetëm të barazojnë në dy-tri raste. Ishte vlerësim se edhe gjyqtarët nga Finlanda në disa raste kanë dëmtuar kombëtaren tonë, por portieri Flakrim Beqiraj ishte i pamposhtur në shumë momente.

Ndërkohë Jon Muqolli e Drenit Tahirukaj kanë “bombarduar” portën rivale. Ata u ndihmuan nga Lulzim Shabani, Labinot Gubetini, Atdhe Basholli, Festim Mustafa, Adrian Halili, Agon Bajqinovci, Art Luzha, Arbër Dugolli, Jon Vokshi, Besian Abazi por edhe nga Etrit Hoxha, Yll Muqolli, Bardh Berisha, që nuk patën rastin të aktivizohen por ishin të gatshëm për të dhënë kontributin.

Në përgjithësi në Evropian kombëtarja U-20 pati paraqitje shumë të mirë edhe pse u përball me kundërshtarë të fortë dhe kishte orar shumë të ngjeshur. Për nëntë ditë luajti shtatë ndeshje. Vlerësohet se edhe humbja e së shtunës nga Turqia ishte rrjedhojë e lodhjes. Ekspertët e hendbollit prezent në evropian, por edhe zyrtarët e EHF-së mbetën të befasuar me nivelin e lojërave të shfaqura nga Kosova, duke e cilësuar edhe si kombëtaren më të diciplinuar.

Një falenderim për punën dhe përkushtimin e meriton shtabi teknik i udhëhequr nga Fatmir Muhaxheri, që u ndihmua nga Benon Brahushi. Vlerësohet edhe kontributi i fizioterapeutit Leonard Bushati që u kujdes për shëndetin dhe për sanimin e lëndimeve të lojtarëve. Evropiani do të jetë një përvojë e paharruar për këta lojtarë, prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen.

Kosova – Sllovakia 27:26 (15:12)

Kosova: Tahirukaj 9, Muqolli 7, Bajqinovci 3, Shabani 3, Basholli 2, Gubetini 2, Vokshi 1, Abazi, Beqiraj, Berisha, Dugolli, Halili, Hoxha, Luzha, Muqolli, Mustafa.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …