Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të përballet me Poloninë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të shtunën në Lubjanë.
Shorti vlerësohet i vështirë, por vajzat tona do ta japin më të mirën për sukses, përkatësisht për kualifikim.
Polonia ka luajtur në Evropianin e këtij viti, që përfundon të dielën.
Ndeshja e parë luhet më 7/8 prill të vitit të ardhshëm në Poloni, ndërsa ndeshja e kthimit menjëherë më 11/12 prill në Kosovë.
Kombëtarja jonë për herë të parë luan në fazën e dytë kualifikuese për Botëror. Në fazën e parë e kaloi Kombëtaren e Ishujve Faroe.