Kosova merr organizimin e IHF TROPHY dhe i hapet rruga për të marrë pjesë në Botërorin U-21 në Spanjë

Tetori do të jetë muaj i hendbollit në vendin tonë. Pos që do të vijë njëra prej kombëtareve më të mira në botë, ajo e Gjermanisë, në tetor në Kosovë do të mbahet edhe gara e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), “IHF Trophy” për zonën evropiane. Kjo garë shihet si një rast i artë për Kombëtaren e Kosovës që të sigurojë pjesëmarrjen në kampionatin botëror për hendbollistët deri 21 vjet që vitin e ardhshëm mbahet në Spanjë.

Në IHF Trophy do të garojë kombëtarja U-20 e Kosovës, që këtë verë luan në evropian në Podgoricë të Malit të Zi dhe që ka në përbërje lojtarë të talentuar prej të cilëve pritet shumë. Ata aktualisht janë duke u përgatitur në Gjakovë.

Në fakt Federatës së Hendbollit të Kosovës, falë raporteve të mira të drejtuesve të saj me drejtuesit e IHF-së, i është besuar organizimi i kompeticionit IHF Trophy për dy kategori. Pra prej 22 deri më 28 tetor do të garojnë hendbollistët e lindur në vitin 1998 e më të rinjë, pra juniorët, dhe në garën tjetër hendbollistët e lindur në vitin 2000 dhe më të rinjë. Vetëm juniorët mund të kualifikohen për botëror. Ndërsa për të dy grupmoshat ekipi fitues i IHF Trophy për Evropë, kualifikohet për fazën interkontinentale. Dhe kush e fiton fazën interkontinentale te juniorët kualifikohet për botërorin U-21 që mbahet në Spanjë në vitin 2019.

“Është një rast shumë i mirë, një rast i rrallë për kombëtaren tonë U-20, që besojmë se përbëhet nga lojtarë cilësorë dhe me të ardhme. Besojmë shumë se kombëtarja jonë për nga niveli është mbi kombëtaret tjera pjesëmarrëse në IHF Trophy dhe do ta fitojë garën që mbahet në Prishtinë. Nëse çdo gjë ec sipas planit, pritshmëritë janë që të fitojmë edhe fazën interkontinentale dhe kështu të kualifikohemi për botëror që do të ishte një e arritur e madhe. Në fakt Kosova për nga niveli nuk e ka vendin në IHF Trophy, por për faktin se është një rrugë për të shkuar në botëror, kemi pranuar të organizojmë këtë ngjarje dhe të marrim pjesë. Është një mundësi që duhet shfrytëzuar”, ka thënë sekretari gjeneral i FHK-së, Izet Gjinovci.

Federata jonë deri më tani është shquar për organizim të ndeshjeve dhe ngjarjeve ndërkombëtare, si përshembull kampionati i vendeve me hendboll në zhvillim, dhe kështu ka fituar besimin e IHF-së dhe EHF-së. Për këtë arsye IHF-ja ia ofroi mundësinë e organizimit të IHF Trophy, pasi ia mori këtë të drejtë Moldavisë.

Në të dy grupmoshat pritet të marrin pjesë kombëtaret e reja të Shqipërisë, Armenisë, Gjeorgjisë, Britanisë së Madhe, Kosovës, Maltës, Moldavisë, Irlandës dhe Andorrës. Hendbolli në Kosovë është në nivel dukshëm më të lartë se në këto vende prandaj Kosova ka gjasa të mira që të zë vendin e parë dhe të luajë më pas edhe me kampionët e kontinenteve tjera. Gara ndërkontinentale do të organizohet në fillim të vitit tjetër dhe Federata jonë ka shprehur interesim që ta organizojë edhe atë. Në bazë të raporteve të krijuara dhe besimit të fituar me organizimet e mëparshme, IHF-ja pritet t’ia besojë Kosovës edhe atë ngjarje.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të