Kosova pëson nga favoritja e Evropianit

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka pasur përballë të martën mbrëma kombëtaren që vlerësohet favorite për të fituar evropianin e Divizionit B, Austrinë. Kombëtarja nikoqire, Austria, ashtu si pritej ka shënuar fitore. 37:22 ishte rezultati në fund të sfidës së luajtur në Tulln para 250 shikuesve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:13 për austriakët.

Yll Muqolli me gjashtë gola ishte më efikasi te kombëtarja jonë e re. Katër herë realizoi Elion Vokshi kurse nga tri gola i shënuan Ermal Dukaj e Adonis Isufi. Isufi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes te Kosova.

Austria prinë në grupin B, pasi i ka fituar thellë të gjitha katër ndeshjet e deritashme. Kosova është e pesta, ndërsa është në pritje të fitores së parë. Ka katër disfata, por loja e kombëtares sonë është duke u përmirësuar. Synimi i paraqitjes në këtë evropian është fitimi i përvojës nga djelmoshat e ri për të cilët kjo është ngjarja e parë ndërkombëtare. Grupi i lojtarëve është ende duke u konsoliduar dhe në evropian ka pasur sinjale pozitive.

Rastin për fitore kombëtarja jonë e ka të enjten kur përballet me Bullgarinë që është e fundit në grup. Më pas Kosova i luan edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar.

Austria – Kosova 37:22 (21:13)

Kosova: Thaqi, Idrizi 2, Berisha, Maloku, Isufi 3, Qerimi, Nezir, Delija, Fana 1, Basholli, Hajdini, Selmani 1, Vokshi 4, Dukaj 3, Quni, Muqolli 6.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …