Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U17 në grup me Finlandën, Letoninë e Bullgarinë

Të martën paradite në Vjenë është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri 17 vjet që gjatë muajit gusht mbahet në Prishtinë.
Në Evropianin B në Prishtinë paraqiten tetë ekipe kombëtare.
Kosova U17 do të jetë në Grupin A së bashku me Finlandën, Letoninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë në Grupin B do të garojnë Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.
Ndeshjet në “W17 EHF Championship 2025” do të zhvillohen prej 4 deri më 10 gusht në kryeqendrën tonë.
Vajzat tona e kërkojnë suksesin në këtë kampionat kontinental.