Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U17 në grup me Spanjën

Të mërkurën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të vitit 2021, për grupmoshën U17 te hendbollistet. Në mesin e 38 ekipeve kombëtare që do të garojnë në Kampionate Evropiane do të jetë edhe Kosova. Zhvillimi i ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja është prej prioriteteve të Federatës sonë.

Kosova do të garoj në Divizionin B, në Evropianin që do të mbahet në Klaipeda të Lituanisë prej 7 deri më 15 gusht. Një tjetër Evropian i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë në të njëjtin termin.

Në bazë të shortit, Kosova U17 do të garoj në grupin A ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Lituania, Maqedonia e Veriut, Finlanda dhe Britania e Madhe. Në grupin B janë Islanda, Polonia, Bjellorusia, Turqia e Letonia.

Pra vajzat tona të reja do t’i kenë pesë ndeshje në grup dhe më pas ndeshjet për plasman. Synimi është të arrihen disa fitore dhe të vendosen bazat e Kombëtares së kësaj gjenerate.