Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror

Përkundër startit shumë të mirë, Kosova U21 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kampionatin botëror të juniorëve. Në Pontevedra të Spanjës, kombëtarja jonë humbi nga Portugalia me rezultat 32:21.

Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1. Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund të pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 16:10. Në pjesën e parë nuk mungoi angazhimi, por na kushtuan gabime të shumta teknike e poashtu gjuajtje të pa selektuara. Por në shprehje erdhi edhe cilësia e portugezëve dhe përvoja e tyre në këtë nivel garash.

Pjesa e dytë kishte ritëm më të ultë dhe fitorja e portugezëve nuk ishte në dyshim.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës luan në botëror. Ndeshje si kjo u shërbejnë djemve për të fituar përvojë, por poashtu për të parë se çka kërkohet për sukses në nivel të lartë.

Tani na presin edhe ndeshjet me Brazilin, të dielen, dhe me Bahrejnin, të hënën, me shpresë për paraqitje të mira dhe sukses. Por në botëror nuk ka ndeshje të lehtë dhe për këtë janë të vetëdijshëm djemtë tanë. Kosova U21 ka marrë biletën e fundit për botëror dhe secili sukses do të jetë historik.

Portugalia – Kosova 32:21

Kosova: Luzha 1, Gubetini, Dugolli 1, Abazi 1, Bajqinovci, Shabani, Avdulli 2, Tahirukaj 3, Mustafa, Beqiraj, Muqolli 7, Xhafolli 2, Basholli 2, Halili 1, Dalladaku.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin …

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …