Kroacia e Spanja vazhdojnë me fitore

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e parafundit, përkatësisht të katërta, në grupet B dhe D të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në grupin B me fitore kanë vazhduar Kroacia e Spanja që i kanë nga tetë pikë. Kroacia fitoi me rezultat 32:20 ndaj Bahrejnit, në një ndeshje tjetër ku u shfaq në nivel të lartë. Manuel Shtrlek shënoi 11 gola për Kroacinë në këtë ndeshje.

Bindshëm fitoi edhe Spanja ndaj Maqedonisë, të cilës ia ka vështirësuar punën për kalim në raundin e dytë. Spanja fitoi me 32:21, ndërsa më efikasi ishte Aleix Gomez me gjashtë gola. Në ndeshjen e parë të ditës në grupin B, Islanda fitoi ndaj Japonisë me 25:21. Kroacia e Spanja kanë siguruar kalimin tutje, ndërsa të enjten do të vendosin për vendin e parë në grup në përballjen direkte. Ndërsa ndeshja mes Maqedonisë e Islandës do të vendos se cila prej këtyre kombëtareve do të kalojë në raundin tjetër si e treta. Të dy këto kombëtare i kanë nga 4 pikë.

Në grupin D, Suedia arriti fitore të ngushtë ndaj Katarit me 23:22. Hungaria e Egjipti luajtën baras, 30:30, kurse Argjentina e mposhti Angolën me 33:26. Suedia e Hungaria tashmë kanë siguruar kalimin në fazën e dytë, ndërsa për vendin e tretë do të vendoset të enjten kur luhen ndeshjet e fundit nëpër grupet preliminare.

Të enjten pra janë ndeshjet e fundit në të gjitha katër grupet. Ndeshjet e grupit A janë: Brazili – Korea (15:30), Gjermania – Serbia (18:00), Franca – Rusia (20:30).

Bahrejni – Japonia (15:30), Maqedonia – Islanda (18:00) dhe Spanja – Kroacia (20:30) janë ndeshjet e grupit B, ndërsa në kuadër të grupit C luhen takimet: Kili – Arabia Saudite (15:00), Austria – Tunizia (17:30), Danimarka – Norvegjia (20:15).

Dhe në grupin D janë këto ndeshje: Egjipti – Angola (15:30), Katari – Argjentina (18:00), Suedia – Hungaria (20:30).

Grupi A

1. Franca 4 7
2. Gjermania 4 6
3. Rusia 4 4
4. Brazili 4 4
5. Serbia 4 3
6. Korea 4 0

Grupi B

1. Kroacia 4 8
2. Spanja 4 8
3. Islanda 4 4
4. Maqedonia 4 4
5. Japonia 4 0
6. Bahrejni 4 0

Grupi C

1. Norvegjia 4 8
2. Danimarka 4 8
3. Tunizia 4 4
4. Austria 4 2
5. Kili 4 2
6. Arabia S. 4 0

Grupi D

1. Suedia 4 8
2. Hungaria 4 6
3. Egjipti 4 3
4. Argjentina 4 3
5. Katari 4 2
6. Angola 4 2
Foto by: International Handball Federation

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova