Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Licencohen administratorët e hendbollit

Të shtunën e të dielën është mbajtur kursi për administratorë të sportit, ku morën pjesë zyrtarë të klubeve të hendbollit e po ashtu të FHK-së. Në fund janë licencuar dhjetëra administratorë.
Është ky grupi i dytë i administratorëve të hendbollit që licencohet. Grupi i parë mori licencën në vitin 2018.
Kursin e ka mbajtur Akademia Olimpike e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Hartimi i planit strategjik për klubet ishte prej temave kryesore, ndërsa është ligjëruar edhe për shumë tema të tjera.
Në kursin e rëndësishëm për funksionimin e klubeve kanë ligjëruar Ibër Alaj, Fitim Arifi, Stavri Bello dhe Bernard Tahirbegolli.
FHK-ja vazhdon t’i kushtojë rëndësi ngritjes së kapaciteteve dhe forcimit të klubeve. Ky trajnim është në vazhdën e këtij angazhimi.