Licencohet FHK-ja, presidenti Saraçini pranon licencën nga ministri Çeku

Federata e Hendbollit e Kosovës edhe njëherë është konfirmuar si një prej federatave më të organizuara në vendin tonë. FHK-ja sot është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa licenca është e vlefshme deri më 31 dhjetor të vitit 2024.
Licencën, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ia ka dorëzuar presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini.
Ministri Çeku ka falënderuar presidentin Saraçini për punën e bërë nga FHK-ja, ndërsa ka premtuar se përkrahja do të jetë meritore.
Çeku e Saraçini janë pajtuar për ta thelluar bashkëpunimin, ndërsa do të përkrahen projekte të reja, sidomos me kategori të reja, përkatësisht për hendbollin në shkolla.
Me licencim, FHK-ja ka dëshmuar se ka organizim shembullor dhe se sukseset e fundit janë të bazuara në punë sistematike e serioze.
Në pritjen e ministrit Çeku ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Komisionit për Licencim, Fidan Shatri.

Lajme tjera